Top News – Nga 1 janari faturat në qiell / Maqedoni e Veriut, rritet çmimi i energjisë
31/12/2021 16:32

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nga 1 janari do të marrin fatura më të larta të energjisë elektrike dhe të ngrohjes qendrore. Komisioni Rregullator për Energjetikë të premten ka vendosur rritjen e çmimit të ngrohjes për 14 për qind, ndërsa të enjten energjinë elektrike e shtrenjtoi për rreth 10 për qind. Një familje që ka paguar rreth 3.000 denarë në muaj (50 euro), rritje të çmimit do të ketë për 300 denarë apo 5 euro në muaj. Fatura më të larta qytetarët do të marrin edhe për ngrohjen qendrore. Rritjen e çmimit, Komisioni Rregullator e ka arsyetuar me krizën energjetike dhe pamundësinë e kompanive për t'i mbuluar humbjet. Vendimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike përfshin edhe heqjen e tarifës së lirë ditore, nga ora 14 deri në orën 16. Komisioni ka bërë të ditur se me këtë vendim do të kursehet energji elektrike në vlerë rreth 100 mijë euro në bazë ditore. Maqedonia e Veriut nuk ka aplikuar kufizime të energjisë elektrike dhe drejtuesit e institucioneve kanë siguruar qytetarët se furnizimi do të jetë i pandërprerë, ndërsa edhe rritje të reja të çmimeve nuk do të ketë. Pavarësisht kësaj, opozita ka kritikuar qeverinë për këto vendime, të cilat sipas VMRO DPMNE-së do të rëndojnë mbi gjendjen ekonomike të qytetarëve. “Zaevizmi vazhdon të cenojë standardin e jetesës së qytetarëve. Pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike me mbi 15 për qind, regjimi bën edhe një rritje të re të çmimit. Në kushtet kur qytetarët me zor ia dalin të sigurojnë bukën e gojës, kur çmimet e produkteve janë ngritur deri në qiell, vendimi i ri për shtrenjtimin e ngrohjes dhe të energjisë çdo të godasë edhe më shumë standardin e qytetarëve”, thuhet në reagimin e VMRO DPMNE-së.

Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15
Top News – Debati për gjuhën shqipe në RMV. Ministri Hoxha telefonatë me homologun maqedonas
16/03 11:13
Top News- Vuçiç blen raketat supersonike nga Kina: Po përgatitemi për sulm nga Tirana, Prishtina e…
13/03 11:01
Top News- ‘Zë i fortë për shqiptarët në Preshevë’/ Begaj: Do garantojmë mbrojtjen e të drejtave
12/03 18:28
Top News- Rama rrëzon pretendimet e Vuçiç/ ‘E ka makth Kosovën, s’ka aleancë kundër Serbisë’
12/03 14:51
Top News-‘5 vendet e BE të njohin Kosovën’/ PE: Dialogu me Serbinë kyç për integrimin
12/03 14:37
DIGITALB DIGITALB