Neymar kthehet në shtëpi pas 12 vitesh emigrim në Evropë dhe Arabinë Saudite. Sulmuesi që pas pak ditësh do të festojë 33 vjetorin e tij të lindjes bëri prezantimin te skuadra e Santosit me tifozët e kësaj skuadre që shkuan në delir të plotë. Te Santosi ai do të mbajë fanelën me numrin 10 që dikur e ka veshur edhe Pele., Klubi brazilian që sezonin e kaluar ra në divizionin e dytë për herë të parë në historinë e tij, vendosi të hiqte këtë fanelë, për ta rikthyer pas ringjitjes së tij në elitën e futbollit në vendin amerikanolatin