Një nga gazetat më të mëdha në botë, prestigjozja Neë York Times, i ka kushtuar këtë fundjavë një artikull të posaçëm Tiranës, duke u fokusuar te transformimi i Piramidës, nga mazoleumi i ish-diktatorit komunist në një qendër për teknologjinë dhe inovacionin për të rinjtë dhe fëmijët. Rindërtimin e saj, Neë York Times e cilëson si një tempull që shkëlqen për shpresat ambicioze për të ardhmen e Shqipërisë. Gazeta kujton braktisjen e Piramidës gjatë viteve të para të demokracisë, rrënimin e saj dhe vendimin e Bashkisë së Tiranës për ta transformuar.