Edhe pse ndaj tij është lëshuar një urdhërarresti nga Gjykata ndërkombëtare Penale, kjo nuk e ndalon kryeministrin izraelit Benyamin Netanyahu që të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tu takuar me kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, I cili ka shfaqur mbështetje publike ndaj tij. Në këtë takim mediet ndërkombëtare bëjnë të ditur se do të diskutohen një sërë çështjesh të ndjeshme politike dhe ekonomike.