Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu konfirmoi edhe njëherë qëndrimin e tij të palëkundur për vazhdimin e luftës në Rripin e Gazës deri në shfarosjen e Hamasit. Në një deklaratë nga zyra e tij, Netanyahu hodhi poshtë zërat që flasin për negociata për një armëpushim afatgjatë dhe të qëndrueshëm.