Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e ka përsëritur thirrjen për zgjidhje me dy shtete, teksa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyaju e ka refuzuar sërish mundësinë e një shteti sovran palestinez. “E drejta e popullit palestinez për të ndërtuar shtetin e tyre, duhet të njihet prej të gjithëve”, ka thënë Guterres të shtunën në Kampala, në një takim me kombet që kanë qenë neutrale gjatë Luftës së Ftohtë.