Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu drejtua drejtpërdrejt qytetarëve të Iranit me një mesazh duke iu thënë se regjimi i Iranit do të bjerë së shpejti, teksa ka parashikuar paqen e ardhshme mes Izraelit dhe një Irani të cilin e quan “të lirë”. Gjatë fjalimit tek i cili ka folur në anglisht, ai u kërkoi iranianëve të mos lejojnë "fanatikët t'ju shtypin", duke theksuar më tej se Izraeli qëndron me ta në luftën e tyre kundër shtypjes.