Sipas sondazheve, ish-kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është në rrugë drejt fitores së zgjedhjeve parlamentare të mbajtura një ditë më parë në Izrael. Rezultatet e sondazheve kanë treguar se blloku i tij i krahut të djathtë ka fituar një shumicë të thjeshtë në Parlament, në krahasim me rivalët e tij. Një rezultat i tillë do të përbënte kthim dramatik të Netanyahut, i cili u rrëzua vitin e kaluar nga pushteti, pas 12 vitesh udhëheqje. “Jemi afër fitores së madhe”, u tha ai mbështetësve në Jerusalem. Zgjedhjet e kësaj here janë konsideruar si votime pro apo kundër kthimit të Netanyahut.