“Irani bëri një gabim të madh dhe do të paguajë për të”, ka qenë ky betimi i kryeministerit të Izraelit Benjamin Netanyahu, pas sulmit raketor të Iranit ndaj Tel Aviv. Sipas tij, sulmi Iranian dështoi, ndërsa u betua se në çdo hakmarrje do të përballej me “shkatërrim të madh”. “Regjimi në Iran nuk e kupton vendosmërinë tonë për të mbrojtur veten dhe vendosmërinë tonë për t’u hakmarrë kundër armiqve tanë. Ne do t’i qëndrojmë rregullit që kemi vendosur: këdo që na sulmon, do ta sulmojmë”, shtoi Netanyahu.