Presidenti amerikan Joe Biden u takua të mërkurën me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Neë York. Dy udhëheqësit diskutuan mbi kërcënimin bërthamor të Iranit, zgjerimin e vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor dhe përpjekjet e Izraelit për të reformuar sistemin e drejtësisë, që kritikët thonë është kërcënim ndaj demokracisë.