Kosova është e përgatitur për tiu kundërpërgjigjur një sulmi të mundshëm nga Serbia ndërkohë që përplasja me Serbët e veriut mund të conte në një konflikt të ri të armatosur – thotë kryeministri kosovar Albin Kurti për agjencinë e lajmeve Reuters. Tensionet mes serbisë dhe Kosovës u ndezën sërish më herët këtë muaj, kur Prishtina tha se do të detyronte serbët që jetojnë në veri, të mbështetur nga beogradi e që nuk i njohin institucionet e kosovës, të fillojnë të përdorin targat e lëshuara në Prishtinë. Situata u qetësua pakëz vetëm pas shtyrjes së fillimit të zbatimit të vendimit.