Një grup shqiptarësh që merrej me tregti droge ka rënë në prangat e policisë holandeze. 7 shqiptarët e identifikuar nga autoritetet vendase, deklaruan përpara gjykatës se nuk ishin në dijeni të punës që duhet të bënin. Në dëshmitë e tyre ato pretendojnë se janë kontaktuar për të kryer zhytje me premtimin se do të paguheshin 2 mijë euro dhe në përfundim të punës së tyre pagesa do të arrinte në 5 mijë euro. Pas hetimeve dhe kontrolleve të kryera nga autoritetet u zbulua kokaina me vlerë 16 mln euro.