Teksa Rusia ka ndërprerë furnzimin e Europës me naftw dhe gaz natyror, Bashkimi Europian ka katër alternativa kryesore për shkëputjen nga importet ruse dhe gjetjen e mundësive të reja furnizuese. Në një analizë të DW, thuhet se tre centralet atomikë në dispozicion, mund të prodhojnë 4 gigavat rrymë, kjo përbën rreth 7% të nevojës mesatare për energji, nëse punohet me kapacitet të plotë. Nëse marrim rastin e Gjermanisë, shpenzimet gjermane të energjisë në 24 orë lëvizin nga 35 deri në 40 gigavat natën dhe 75 deri në 80 gigavat ditën. Në këtë mënyrë Gjermania nuk i plotëson dot nevojat energjitike vetëm me centralet atomike të mbetura.