Një tjetër ditë nisi me puthje e përqafime mes Luizit dhe Kiarës. Pasi u zgjuan nga gjumi Kiara dhe Luizi qëndruan për disa çaste në dhomën e ndenjes, ku mes tyre pati një bisedë që u shoqërua me batuta. Teksa po flisnin se çfarë mund t’I frikësonte Kiara i kërkoi Luizit që të mos e gënjejë kurrë atë dhe se diçka e tillë do ta mërziste shumë. Luizi u ndal më shumë për të ditur se çfarë gënjeshtrash moderatorja nuk do I toleronte.