Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut nga sot kanë pikat e përbashkëta të kalimit kufitar. Kjo marrëveshje është hartuar mbi marrëdhëniet fqinjësore mes dy vendeve dhe ka për qëllim fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla përmes një postimi në rrjete sociale.