Tuneli nëntokësor poshtë sheshit ‘Skënderbej’ është zgjidhja e problemeve me trafikun në qendër të Tiranës. Ky është propozimi i kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi. Ky i fundit prezantoi këtë të enjte planin e tij, teksa theksoi se tuneli mundëson rrjedhjen pa pengesë të trafikut nën Sheshin Skënderbej, duke lehtësuar kështu shumë trafikun në qendër të Tiranës.