Olta Boka është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe partneri i saj, Ivi Rrokaj, kanë sjellë në jetë një vajzë, të cilës i kanë vendosur emrin e veçantë Gaia. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja që përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision” në vitin 2008, përmes një fotoje të publikuar në Instagram, ku i mban dorën të voglës së saj.