Blutë e Tiranës u vijnë në ndihmë 2 turistëve gjerman të cilët humbën rrugën gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”. Pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”, dy turist gjerman(nënë e bir) kishin humbur rrugën, gjatë eksplorimit në natyrë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Njësinë Alpine e Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë, menjëherë kanë organizuar punën për ti ardhur në ndihmë. Pas disa orësh kërkimesh, është bërë e mundur lokalizimi dhe gjetja e turistëve, në gjendje të mirë shëndetësore.