Pas rindezjes së tensioneve në veri të Kosovës, që kanë bërë që kambanat e alarmit të gjëmojnë sërish, vjen edhe reagimi i Rusisë. Kremlini kërkoi mbrëmjen e të hënës që të respektohen interesat e aleatëve serbë në Kosovë dhe bëri apel për një zgjidhje diplomatike të mosmarrëveshjes.