55 marinarë kinezë druhet se kanë humbur jetën në nëndetësen e tyre bërthamore, pasi u bllokuan në një kurth që vetë ata e ngritën dhe mbetën pa oksigjen. Nëndetësja mbeti e bllokuar në një mekanizëm të vetin të zinxhirit dhe spirancës që duhej të ishte një kurth për të kapur mjete perëndimore që lundrojnë pranë brigjeve të kinës, thotë inteligjenca britanike.