Top News – Nënat të tmerruara në Kabul… Talebanet hapin zjarr, foshnjet mbi kangjella
19/08/2021 21:55

Luftëtarët talebanë kanë hapur zjarr drejty një turme në në panik, në të cilën shiheshin nëna dhe baballarë që mbulonin fëmijët e tyre që klithnin. Kjo ishte pamja në aeroportin e Kabulit. Video shokuese kanë qarkulluar në të cilat shiheshin talebanë që qëllonin në ajër dhe më pas edhe drejt turmave, ndërsa përpjekjet e dëshpëruara për tu arratisur nga regjimi i ri i terrorit vazhdojnë. Një video tregon një turmë njerëzish të mbledhur rreth personave me veshje kamuflazhi, që raportohet të jenë talebanë, para se të shtënat të nisin. Më pas të shtënat dëgjohen dhe personat e armatosur përpiqen të shpërndajnë turmën ndërsa familjarët duke ulëritur vrapojnë për të shpëtuar jetët. Një grua madje mund të shihet teksa mbulon dy vajzat e saj që qajnë, ndërsa disa militantë i drejtojnë armët turmës. Një tjetër video tregon me qindra njerëz që kacavirren të dëshpëruar mbi kangjella në aeroport. Të tjera imazhe tregonin foshnja dhe fëmijë që u dorëzoheshin ushtarëve në pikat e kontrollit të sigurisë në aeroport, në një përpjekje të dëshpëruar për ti nxjerrë ata jashtë kabulit. Shumë prindër druajnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre nëse ata do të jetojnë në regjimin e ri taleban. E kjo është më e fundit, në një seri skenash drithëruese nga ditët e kaosit në aeroportin e Kabulit, ndërsa afganë të dëshpëruar përpiqen të largohen dhe vendet perëndimore kërkojnë të evakuojnë qytetarët e tyre.

Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11