Një grup bashkëshortesh dhe nënash ruse i kanë kërkuar presidentit rus, Vladimir Putin, të mos dërgojë më bashkëshortët dhe djemtë e tyre në kasaphanë, duke i detyruar tu bashkohen grupeve të sulmeve pa marrë më parë trajnimin apo pajisjet e duhura. Në një video të ndarë nga kanali i pavarur rus në Telegram, SOTA, gratë thanë se të dashurit e tyre ishin detyruar t’u bashkoheshin grupeve të sulmit në fillim të marsit, pavarësisht se ishin trajnuar vetëm për katër ditë që nga mobilizimi i tyre në shtator. Videoja tregon gratë që mbajnë në duar një pankartë ku shkruhet: ”Divizioni i artilerisë Hoëitzer 580”.