Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Maqedonisë së veriur, si të akuzuar për abuzim dhe tregëti me fëmijët. Mediat vendase bëjën me dije se i dyshuari i parë është baba i gjashtë fëmijëve, 3 prej të cilëve janë vajza të mitura, dhe siç njoftojnë nga Prokuroria, ai një kohë të gjatë ka përdhunuar njërën prej vajzave të tij. E dyshuara e dytë, është nëna e fëmiëjs, e cila sipas informacioneve e ka detyruar vajzën të kryejë marrëdhënie intime me të dyshuarin e tretë, pra e ka shitur vajzën e saj në këmbim të një shumë parash. Në njoftimin zyrtar të përcjellë nga prokuoria bëhet me dije se nëna e ka shitur fëmiëjsn e saj në këmbim të 3 mijë eurove. Dhe se pas kësaj pagese, vajza është martuar pa dëshirën e saj në Kosovë. Bëhet me dije se këta tre të persona me propozim të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit iu është caktuar masa e paraburgimit 30 ditë.