Një nënë afgane qan për vajzat e mbetura në Afganistan ndërsa ajo vetë zbret në SHBA. Shima, një afgane 30 vjecare, është mes të evakuuarve që tashmë kanë zbritur në Shtetet e bashkuara. Ajo mundi të largohej bashkë me të shoqin, por vajzat e saj mbeten në afganistan. “Unë jam e vdekur”, thotë ajo mes lotësh.