Gjithnjë është folur për marrëdhënien e jo të shëndetshme mes Britney Spears dhe babait të saj. Ai shpesh herë është akuzuar se po e mbante peng të bijën. Mirëpo, për herë të parë pas një dekade, ai ka treguar versionin e tij të historisë. Jamie Spears tha se pavarësisht gjithçkaje i ka shpëtuar jetën vajzës së tij, e cila pa të do të kishte vdekur. Ky i fundit, për 13 vite me rradhë kontrollonte pothuajse çdo aspekt të jetës së yllit të popit. Në intervistën e dhënë për mediat, Jamie Spears pohon se ai është larg atij përbindëshi që imagjinojnë fansat.