Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka bërë me dije se ka nisur procedimin disiplinor për 18 magjistratë dhe prokurorë në Gjykatat e Prokuroritë e Rretheve Elbasan, Vlorë, Dibër, Tropojë etj. Këta janë nën hetim pasi kanë liruar para kohe me kusht persona që kanë qenë në arrest me burg, kanë zvarritur procedurat e hetimit e proceset gjyqësore, si dhe kanë kryer shkelje të rënda etike. Prej disa vitesh, Gjykata e Vlorës po përballet me probleme të shumta, ku rasti më I fundit ishte ushtrimi I dhunës ndaj gjyqtarit Arqile Basho, që bëri bujë të madhe mediatike.