Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Vlorë, në kuadër të kontrolleve të intensifikuara për rritjen e sigurisë në rrugë, kanë arrestuar në flagrancë tre drejtues automjetesh brenda 24 orëve të fundit, për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit. Njëri prej tyre, banues në Fier, jo vetëm që u konstatua në gjendje të dehur, por tentoi edhe të korruptonte efektivët e Policisë duke u ofruar atyre 4000 lekë në përpjekje për të shmangur ndëshkimin administrativ.