Kriza e thellë brenda selisë blu, ku as Basha e as Berisha nuk pranojnë të bëjnë një hap pas, ka sjellë një negociator nga përtej kufijve të Shqipërisë. Elmar Brook, ish eurodeputeti i CDU-së pjesë e partisë popullore europiane, ka udhëtuar drejt Tiranës, për të kryer takime me dyer të mbyllura e larg vëmendjes mediatike, me ish liderin e demokratëve, Sali Berisha dhe kryedemokratin aktual Lulzim Basha.