Top News – Negociatat për Shkupin/ SHBA e zhgënjyer me vendimin e Bullgarisë
24/11/2020 11:01

Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera me bllokadën që Bullgaria po i bën integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut deklaroi ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Kate Byrnes. Në një intervistë për Televizionin Telma në Maqedoninë e Veriut, ajo tha se mosmarrëveshjet dypalëshe duhet të zgjidhen jashtë procesit të integrimit dhe vuri në dukje se Uashingtoni e kishte bërë shumë të qartë se dëshironte të shihte mbajtjen e një konference ndërqeveritare të BE-së me Maqedoninë e Veriut, deri në fund të këtij viti. “Ne e shohim anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE si një interes të përbashkët”, tha Byrnes. Bullgaria ka bllokuar nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, pasi kërkon që Shkupi të pranojë se si identiteti, ashtu edhe gjuha e saj kanë rrënjë bullgare. Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski tha ditë më parë, në një intervistë për televizionin austriak ORF, se kërkesat bullgare janë “përtej mendjes së shëndoshë”. Maqedonia e Veriut mbetet e qëndrimit se maqedonishtja është një gjuhë e veçantë sllavo-jugore që përbëhet nga pjesë të kulturës dhe identitetit kombëtar të vendit. Zyrtarët maqedonas thonë se për çështjet e identitetit nuk do të pranojnë asnjëherë të bisedojnë me Bullgarinë.

Top News- RMV investon në armatim/ Blen 42 automjete luftarake Stryker nga SHBA-të
12/02 19:30
Top News- BE mirëpret qeverinë e re/ Brukseli kërkon rikthimin e dialogut me Serbinë
12/02 12:08
Top News- Dy grupe shqiptarësh terrorizojnë Athinën, sherr me thika në qendër të kryeqytetit grek
11/02 21:40
Top News- Mblidhen shefat e ushtrisë / Shqipëria, Kosova e Kroacia koordinojnë sigurinë
11/02 15:18
Top News- ‘NATO s’e lëshon Ballkanin/ Aleanca: Rajon me rëndësi të lartë strategjike
11/02 12:05
Top News – Mitsotakis shkon tek Erdogan. Kryeministri grek në Ankara mes rivalitetit e miqësisë
11/02 11:25
Top News- BE i përvishet Serbisë për arrestimin e veteranit të UÇK: Po bën shkelje
09/02 17:43
Top News- U shkëput nga prindërit/ 5-vjeçarja në gjendje kritike, në pranga babai shqiptar
09/02 14:46
Top News- Kodi ‘Gaforrja’ alarmon Greqinë/ Detaje nga arrestimi i kolonelit që spiunonte për Kinën
09/02 12:04
Top Channel/ Skandal në RMV! Ministria iu ndalon gjuhën shqipe në shkelje të ligjit
08/02 22:07
Top News – Zyrtari i Vuçiçit trafikant droge / Kapet sasi e madhe marijuane në Maqedoninë e Veriut
08/02 20:00
Top News – ‘Protestat në Serbi i nxit Shqipëria’. Vuçic gjen ‘fajtorin’ për tubimet kundër tij
06/02 10:03
Top Channel/ Vuçiç akuzon Shqipërinë dhe SHBA: Duan të më rrëzojnë
05/02 22:58
Top News-Ministri shqiptar tradhton bashkëkombësit për Vuçiç: S’ka diskriminim në Luginë
05/02 21:24
Top News- Hoteli luksoz i Jared Kushner në Beograd/ Ministri serb përfundon në Gjykatë
04/02 16:45
Top News – 15 të vdekur, mbi 26 të plagosur. Roja bregdetare greke përplas skafin me emigrant
04/02 10:58
Top News – Kryeministri grek ‘kryqëzon’ ministrat: ‘Nuk ka imunitet dhe as punë të përjetshme’
02/02 17:18
Top News- ‘Shteti s’është i lidhur me drogën’/ Vuçiç mohon akuzat për ngarkesën e 5 tonëve hashash
02/02 11:23
Top Channel/ Rrugët e fshehta të marijuanës/ Media në Mal të Zi raporton itinerare të paligjshme
01/02 15:10
Top News-Mali i Zi ngre alarmin: Tonelata kanabisi futen përmes rrugëve tokësore e ujore nga Shkodra
01/02 14:52
DIGITALB DIGITALB