Në Bruksel mbahet Konferenca e 6-të ndërqeveritare me e Shqipërisë me BE për çështjen e integrimit. Shqipëria hap edhe 4 kapituj të tjerë të cilët i përkasin agjendës së gjelbër dhe ndërlidhjes. Takimi drejtohet nga Marie Bjerre, ministrja për Çështjet Europiane e Danimarkës, vend që mban presidencën e BE-së dhe kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Bruksel. Pak para takimit, kreu i qeverisë bëri me dije përmes rrjeteve sociale se në 11 muaj, Shqipëria ka hapur 24 kapituj, gjë që sipas tij është një rekord.