Presidenti Aleksandër Vuçiç është gati të bisedojë me kryeministrin Albin Kurti, për aq kohë sa Kosova bëhet pjesë ose tenton të bashkëpunojë në kuadër të nismës “Open Balkan”. Vuçiç u shpreh gjatë një interviste televizive se edhe pse nuk e shihte si një strategji të zgjuar nga ana e Serbisë, ishte gati për të bashkëpunuar me kreun e qeveisë së Kosovës.