Tri parti gjermane, socialdemokratët, të gjelbrit dhe liberalët, prezantuan të mërkurën marrëveshjen e koalicionit qeveritar. Krerët e partive dhe kandidati për kancelar Olaf Scholz dolën para mediave duke prezantuar edhe vizionin e qeverisë së re Gjermane për Ballkanin Perëndimor dhe Shqipërinë. Marrëveshja e koalicionit e tre partive gjermane që do të formojnë qeverinë e re federale mbështet integrimin evropian të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.