Kryeministri i ri i Bullgarisë Kiril Petkov për agjencinë e lajmeve “Bloomberg” është shprehur i gatshëm për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut në rrugën e integrimit. Bullgaria ka bllokuar bisedimet e Maqedonisë së veriut me BE-në, për arsye historike dhe linguistike, duke pretenduar se të drejtat e shtetasve minatorë bullgarë janë mohuar në vendin fqinj. BE nga krahu tjetër në procesin e integrimit ka vendosur të mos e ndajë Maqedoninë nga Shqipëria në negociata, gjë e cila ka shtyrë datën e tryezës së parë Ndërqeveritare mes 27 vendeve të BE-së dhe dy vendeve të Ballkanit Perëndimor.