E ardhmja e Ukrainës do vendoset nga ne! Kështu tha presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski në një fjalim drejtuar kombit, në ditën e pavarësisë të vendit të goditur nga lufta. "Sa herë kemi propozuar armëpushim? Sa herë kemi thënë: "Ne kërkojmë paqe?" Por një paqe dinjitoze, gjithëpërfshirëse, dhe kjo është arsyeja pse ne mbështetemi nga e gjithë bota. Dhe Ukraina beson se mund ta arrijmë këtë, mund të sigurojmë paqe, paqe në të gjithë tokën tonë. Ukraina është e aftë për këtë"