Më datë 1 janar të vitit 2023, Kroacia pritet t’i bashkohet zonës së lirë Shengen, gjë që do të sjellw dhe zëvëndësimin e valutës nga kuna në euro dhe jo vetëm. Kjo gjithashtu do të sjellë eliminimin e kontrolleve kufitare me anëtarët e tjerë të Shengenit, dhe njëkohësisht forcimin e kontrolleve kufitare me shtetet jo-anëtare. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri kroat Andrej Plenkoviç, i cili tha se pas 10 vitesh përpjkeve, Kroacia më në fund do të jetë pjesë e zonave Shengen.