Angelina Jolie, shumë elegante, e veshur me një fustan sensual që zbulonte supet, ka mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme festën e Kinemasë në Romë. Ylli ka përshkuar tapetin e kuq e shoqëruar nga të bijat, Zahara dhe Shiloh Pitt, për të prezantuar filmin e ri të studiove Marvel, Eternals.