Erion Veliaj drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Kavajën ka zhvilluar disa takime në këtë qytet. Gjatë inspektimeve të punimeve në shkollën 9-vjeçare “Fiqiri Kurti”, ai premtoi se krahas shkollave të përfunduara dhe atyre në ndërtim e sipër, në shtator do nisë ndërtimi i 11 shkollave të reja në Kavajë dhe 40 në Tiranë.