Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë shtetërore të organizuar në Prishtinë me rastin e 17-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Gjatë fjalës së tij, Presidenti i Republikës u bëri thirrrje shqiptarëve për unitet, bashkëpunim dhe përkushtim për të ruajtur dhe çuar përpara atë që kanë arritur deri tani.