Edhe një 5-vjeçar mund të futet në klasën e parë, me kushtin që të mbushë 6 vjeç brenda 31 dhjetorit të atij viti. Këtë propozon Ministria e Arsimit dhe Sportit në projektligjin e ri të arsimit i nxjerrë në konsultim publik. Ky propozim sipas Ministrisë së Arsimit, është bërë duke u mbështetur në ndryshimet e zhvillimit aktual të fëmijëve.