Top News/ ‘Në Rusi, fitoi çmenduria!’ Putin urdhëron arrestimin e shkrimtarit
06/02/2024 13:38

Një gjykatë në Moskë ka lëshuar një fletarresti për shkrimtarin e njohur rus, Boris Akunin, i cili akuzohet për thirrje për "terrorizëm" dhe shpërndarje të "informacioneve të rreme" për ushtrinë ruse. Akunin njihet ndryshe si Grigory Chkartishvili. “Ndaj Chkartishvilit është dhënë një masë parandaluese paraburgimi për një periudhë prej dy muajsh nga momenti i ndalimit të tij në Rusi ose ekstradimit nga jashtë”, tha gjykata në Basmanny. Muajin e kaluar, Ministria e Brendshme e Rusisë e shpalli Akuninin person në kërkim për aktivitet të dyshuar kriminal, megjithëse nuk përmendi akuza specifike. Akunin, 67 vjeç, që aktualisht jeton në Londër pasi u largua nga Rusia në 2014, ka kritikuar hapur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia. Në fillim të këtij muaji, Ministria ruse e Drejtësisë e shpalli Akunin "agjent të huaj", duke vendosur emrin e tij në një listë ndëshkuese që ka në shënjestër kritikët e regjimit. Muajin e kaluar, shërbimi monitorues financiar i Rusisë, shtoi Akunin në listën e "terroristëve dhe ekstremistëve" pa asnjë shpjegim, por raportet e mediave thanë se kishte nisur një hetim kundër tij lidhur me akuzat e diskreditimit të forcave të armatosura ruse. Ky veprim u ndërmor më pak se një javë pasi një nga botuesit më të mëdhenj të librave në Rusi, dhe rrjeti më i madh i librarive në vend, njoftuan se kishin hequr dorë nga shkrimtari Akunin dhe një shkrimtar tjetër, Dmitry Bykov, për shkak të komenteve të tyre pro-ukrainase dhe anti-ruse. Në tetor, të gjitha teatrot ruse që shfaqnin shfaqje të bazuara në veprat e Akuninit, e hoqën emrin e tij nga posterët.

Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50