Top News – Në pritje të zgjedhjeve lokale…!/ Pse mbetën pa kryetarë 6 bashkitë e vendit
19/01/2022 18:22

Dy vjet e gjysmë kanë kaluar nga 30 qershori i vitit 2019, kur në Shqipëri për herë të parë në historinë e tre dekadave të fundit u votua për vetëm një parti dhe kandidatët e saj, të cilët kërkuan votat e qytetarëve për zgjedhjet lokale. Në një kohë kur duket se data e zgjedhjeve lokale te pjeshme do të jetë 6 Marsi, aktualisht në vend janë 6 bashki pa kryetar. Bëhet fjalë për bashkinë e Shkodrës, Durrësit, Vorës, Rrogozhinës, Dibrës dhe Mallakastrës. Bashkia e parë që mbeti pa kryetar ishte Shkodra. KQZ nuk i ligjëroi mandatin kandidatit fitues Valdrin Pjetrit që u zgjodh në 30 Qershor, pas nisjes së një hetimi për një dënim të padeklaruar në formularët e dekriminalizimit. Çështja penale ndaj tij u pushua më pas nga Gjykata e Tiranës. Bashkia tjetër pa kryetar është ajo e Durrësit. Kryetarja e Bashkisë së Durrësit dha dorëheqjen, pas deklaratës së dhënë në një intervistë televizive se duhet të jemi të kënaqur me 50 viktima nga tërmeti, për arsye sepse në raste të tjera kanë qenë mbi 1 mijë. Ndërsa Bashkia Vorë mbeti pa kryetar në nëntor 2019, kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shkarkoi nga detyra Agim Kajmakun. Ai nuk kishte deklaruar në formularët e dekriminalizimit një dënim nga një gjykatë greke. Prokuroria firmosi urdhër-arrestin për Agim Kajmakun më 11 nëntor 2019. Ai u denoncua fillimisht nga PD se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash. Greqia e shpalli të pafajshëm, ndërsa rezultoi e vërtetë që në vitin 2003 ai ishte në kërkim për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk u kap pasi kishte ikur në Shqipëri. Por në formularin e dekriminalizimit Kajmaku e fshehu këtë rast, duke cuar në shkarkimin e tij nga detyra e kryebashkiakut pak muaj pasi e kishte marrë këtë post.

Top Channel/ Shqipëri-Itali, çfarë fitojnë dy vendet nga marrëveshjet
13/11 23:07
Top News – Rama i ashpër me ‘bashkëkryetarin’. Filmohet në Romë duke folur me tone të larta
13/11 20:01
Top Channel/ Historike në Romë! Rama-Meloni, miqësi me 16 marrëveshje, flitet vetëm italisht
13/11 19:37
Top News -‘Me asnjë shtet tjetër, veç Italisë’. Rama shuan çdo mundësi për një pakt të dytë
13/11 17:12
Top News – ‘Ngërçi’ tek pakti për emigrantët! Meloni hedh poshtë akuzat e opozitës
13/11 17:12
Top News – ‘Nuk do ketë t’i tërheqë veshin Kyriakos deri në 2028’ Rama flet për Greqinë
13/11 17:11
Top News – ‘Ka fërkime, por grekët kanë punuar për të mirën e Bashkimit Europian.’
13/11 17:11
Top News -‘Integrimi në BE mund të ndodhë gjatë presidencës italiane në vitin 2028’
13/11 16:46
Top News- Plagosja e punonjësit të AMP në Rinas, Berisha akuza drejtorit I lidhur me bandat
13/11 16:20
Top Channel/ Meloni nga Roma: Shqipëria është një komb europian, marrëdhëniet tona janë si thesar
13/11 15:34
Top Channel/ Rama dhe Meloni në konferencë të përbashkët, shkëmbehen marrëveshjet mes palëve
13/11 15:26
Top Channel/ “21 Janari” Berisha: S’jam njoftuar. Do t’i përgjigjem çdo thirrje nga drejtësia
13/11 15:18
Top Channel/ Balluku kërkohet në Kuvend, opozita e konsideron shkelje mungesën në diskutime
13/11 15:15
Top Channel/ SPAK të hetojë zgjedhjet në Durrës, ankesa u bë nga kandidati i PD, Kalaja
13/11 15:08
Top Channel/ Mbledhja Rama-Meloni, qeveritë Shqipëri-Itali nënshkruan 16 marrëveshje
13/11 15:02
Top Channel/Përfundon mbledhja e dy qeverive, nënshkruhen 16 marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Italisë
13/11 14:12
Top Channel/ “35 zonja në një tualet”/ Kreu i Autoritetit të Konkurrencës ankohet për kushtet: Nuk…
13/11 14:03
Top Channel/ Mbledhja e dy qeverive, Rama mbërrin në Romë, pritet me nderime nga Meloni
13/11 12:59
Top Channel/ Berisha do shkojë në Kushtetuese, Gjykata ka vendosur datën e shqyrtimt të kërkesës
13/11 12:45
Top Channel/ “Depolitizoni administratën zgjedhore”, rekomandimi i ambasadorit të BE Silvio Gonzato
13/11 12:43
BILETA Portokalli - Bileta