Kur kanë mbetur edhe dy vite nga afati kushtetues 5-vjeçar për procesin e Vetting, më pak se gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve në listë e kanë kaluar në këtë proces. Vettingu nisi në vitin 2017 për të kontrolluar me një mandat pesë vjeçar të shkallës së parë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe 9 vite të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit rreth 800 gjyqtarë e prokurorë. Por në vitin e tretë në sitë kanë kaluar 310 subjekte, mesatarisht 100 për çdo vit, as gjysma e subjekteve, të cilat pritet të rikontrollohen si pasojë e procesit të rivlerësimit.