Presidenti Bajram Begaj nis konsultimet me partite politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme vendore. Në mungesë të një vendimi të formës së prerë të Gjykatës së Apelit, Begaj ka çuar një ftesë zyrtare për të dyja grupimet e Partisë Demokratike. Deputeti Oerd Bylykbashi zhvilloi një takim ‘kokë më kokë’ me Begajn, paraditen e kësaj të marte, si përfaqësues i grupimit që mbështet Berishën, teksa takimi me Enkelejd Alibeajn është caktuar këtë të mërkurë në orën 18 .