Ukraina po përgatitet për një operacion të madh rus në lindje të vendit, tani që trupat ruse janë tërhequr nga zonat rreth kryeqytetit, Kievit. Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka thënë se beteja për rajonin e Donbasit do t’i ngjajë Luftës së Dytë Botërore. Kuleba u ka kërkuar vendeve të NATO-s të ofrojnë më shumë armë për të luftuar rusët.