Prokurori i Sarandës Sali Hasa është arrestuar nga policia këtë të shtunë, pas kërkesës së SPAK. Gjatë operacionit janë arrestuar edhe oficeri i policisë gjyqësore Napolon Hodaj dhe disa persona të tjerë. Mësohet se arrestimi i prokurorit Hasa është I lidhur me dosjen e gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxha.