Policia ka bërë të mundur arrestimin e një 23 vjeçari, pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës. 23-vjeçari u arrestua në flagrancë në fshatin Lazarat, të Gjirokastrës, duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, kundrenjt një pagese prej 250 euro për person, në total 1500 euro. Sipas policisë, kjo nuk është hera e parë që ky shtetas tenton të kalojë emigrantë të paligjshëm nga jashtë, brenda kufirit të Shqipërisë.