Operacioni policor I koduar “IKONAT” ka cuar në pranga 2 persona, P. L., 53 vjeç, banues në Fier dhe E. Ç., 56 vjeç, banues në Lushnjë. Këta shtetas janë kapur në flagrancë gjatë një operacioni policor, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, Rrogozhinë, duke lëvizur me një automjet në të cilin gjatë kontrollit u gjetën 13 statuja dhe ikona të madhësive dhe formave të ndryshme.