Top News – Në pranga dy grekë/ Akuza për spiunazh për Turqinë
14/12/2020 12:21

Dy të pandehurit thuhet se i kanë dhënë Turqisë informacione rreth ushtrisë greke në Detin Egje. A do të intensifikohen tani tensionet? “Autoritetet kanë bërë punën e tyre,” i tha zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas, stacionit televiziv të Athinës Alpha, duke konfirmuar një njoftim të mëparshëm të policisë Në njoftim thuhej se autoritetet kanë ngritur akuza për spiunazh kundër dy shtetasve grekë që punojnë në ishullin juglindor të Rodosit. Në mediat greke u tha se dy të pandehurit kishin spiunuar për Turqinë. Arrestimi mund të çojë shtimin e e tensioneve midis Greqisë dhe Turqisë. Një nga të arrestuarit është një punonjës dhe përkthyes në Konsullatën e Përgjithshme Turke në Rodos. Ai është shtetas grek, por i përket një pakice myslimano-turke që jeton në Greqinë verilindore, siç njoftuan mediat. I arrestuari i dytë i përket gjithashtu kësaj pakice. Ai punonte në një traget që udhëtonte midis Rodosit dhe Kastelorizos ​​dhe thuhet se i jepte punonjësit të konsullatës së Turqisë informacione rreth lëvizjeve të forcave të armatosura greke në Egje. Në rajonin në jug të Rodosit dhe Kastelorizos situata është jashtëzakonisht e tensionuar për muaj me radhë. Deri para disa ditësh në këtë zonë po kërkonte për gaz natyror një anije turke. Turqia argumenton, se zonat ku u zhvilluan hulumtimet i përkasin shelfit kontinental turk. Për më tepër ishujt e vegjël grekë, por edhe ishuj të mëdhenj si Kreta dhe Rodos, kanë vetëm gjashtë milje detare ujëra territoriale dhe nuk kanë raft kontinental. BE-ja i ka kritikuar ashpër argumentet dhe veprimet e Turqisë.

Top News- Irani nis hakmarrjen, dronë e raketa drejt vendeve të naftës në Gjirin Persik
18/03 23:00
Top News- Irani pa raketa, i shkatërrohen 200 baza të fshehta/ Garda Revolucionare nis hakmarrjen
18/03 22:50
Top News- “Irani nuk përbënte kërcënim”, Vance “i lumtur” për largimin e shefit të antiterrorit
18/03 22:40
Top News- SHBA nderon 6 pilotët, rrëzimi tragjik i avionit në Irak u mori jetën
18/03 22:27
Top News- Vritet ‘xhelati i inteligjencës iraniane’, Mossad pret një tjetër kokë
18/03 22:24
Top News- Kim fiton me 99.3% të votave e përgatitet për luftë, harton planin bërthamor
18/03 21:54
Top News- “Çdo pikë gjaku ka çmimin e vet”, lideri i Iranit mesazh SHBA e Izraelit
18/03 21:54
Top Channel/ Izraeli eliminon ministrin iranian që shkaktoi sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë
18/03 19:54
Top Channel/ Kim Jong Un lider i padiskutueshëm i Koresë së Veriut, votohet afro 100% nga koreanët
18/03 19:21
Top News- Irani, propagandë në Ballkan / Televizionet e regjimit shënjestrojnë Bosnjen
18/03 18:35
Top News-Ish-zyrtarja malazeze hap ‘Only Fans’, u përfshi në skandalin me këshilltarin e Presidentit
18/03 18:33
Top News – Trump lëshon bomba 2 tonëshe mbi Iran / Shkatërrojnë bunkerët, goditen bazat e raketave
18/03 15:37
Top Channel/ 6G po vjen! Rrjeti i ri premton Inteligjence Artificiale në kohë reale
18/03 15:35
Top Channel/ Izraeli nuk “kursehet” në Bejrut: Në shënjestër kemi krahun financiar të Hezbollahut
18/03 15:21
Top Channel/ Trump ua bën të qartë! Presion industrisë amerikane: Shtoni prodhimin e armëve
18/03 15:12
Top Channel/ Vdekja e tre shqiptarëve në Vjenë, sindikata kërkon sqarime: Kush e ka përgjegjësinë?
18/03 15:10
Top News – Vret shefin e inteligjencës së Iranit/Izraeli urdhëron ushtrinë: Çdo zyrtar në shënjestër
18/03 15:06
Top Channel/ Eliminimi i Ali Larijanit, zbulohen “prapaskenat”: Humbje më e madhe se ajo e Khameneit
18/03 15:03
Top News – Izraeli rrafshon qendrën e Bejrutit / Lufta zgjerohet, shkatërrohen pallate, disa viktima
18/03 14:53
Top News – Bombë mbi centralin bërthamor të Iranit / Goditet Bushehri, një ‘predhë’ e paidentifikuar
18/03 14:47
DIGITALB DIGITALB