Një tjetër administrator rrjeti farmaceutik është ndaluar në Rinas pasi akuzohet për shitjen e medikamenteve të dyshuara kontrabandë. Bëhet fjalë për Sokol Topçiun, pronari i FarmaNet, një nga bizneset farmaceutike që ka marrë pjesë në shumë tendera të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë. Lajmi për arrestimin e tij është bërë i ditur nga policia, dhe është pjesë e operacionit ‘Përfitimi’. Topçiu, 57 vjeç akuzohet se ka shitur mijëra ilaçe kontrabandë gjatë periudhës së pandemisë.