Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 23-vjeçar, i cili po transportonte emigrantë të paligjshëm. I riu u kap nga një operacion i organizuar nga policia dhe FRONTEX, ndërsa iu sekuestrua edhe makina tip Benz me të cilin po transportonte emigrantët. Sipas njoftimit te policise mesohet se arrestimi i te riut u bë pasi, në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Grapsh”, u kap duke transportuar me automjetin e tij tip “Benz”, tre emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti që drejtonte shtetasi K. Z Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.